Qendra Kulturore Shqiptare IKRE – Vjenë

Të nderuar Anëtarë të Qendrës,
Kemi kënqësinë t’ju njoftojmë lidhur me disa nga aktivitetet që kanë filluar tek Qendra jonë, edhe atë:
– Mësim-leximi i Kuran-it ( për të riturit, ditën e shtunë pas namazit të akshamit, kurse për fëmijët ditën e diel me fillim në orën 10:00)
– Ligjerata e ditës së diel, nga ora 12:30 për të dyja gjinitë ( pjesa e grave bëhet gati gjatë çdo cikli Ligjeratash)
– Pyetje dhe Përgjigje me Imamin e Xhamisë, çdo të Shtune pas Namazit të Jacisë në ambient relaksues tek Kafeneja e Qendrës
Jeni të mirëseardhur, dhe njëherësh ju lusim që të njoftoni të afërmit dhe shoqërinë tuaj lidhur me Aktivitetet e lartëpërmendura në Qendrën tonë.
Respekt dhe selame nga Kryesia dhe Imami i QKSH-së.


