Plan Projekti
Pos ligjëratës së zakontë që mbahet para namazit të xhumasë; të shtunave mbas namazit të jacisë mbahen takime me të rinjtë ku diskutohen tema fetare të cilat zgjidhen sipas kërkesës së vetë të rinjve;
të dielave pas namazit të drekës sërish vijojnë ligjëratat fetare për të rritur. Për חdo ditë brenda javës, zakonisht pas namazit të jacisë, zhvillohet mësim fetar për të rritur, ku mësohet leximi i Kur’anit.
Një herë në muaj, të dielave pas namazit të drekës, mbahet nga një ligjëratë enkas per grate.. gjithashtu zhvillohet edhe mësimi I Kur’anit për gratë të martave e të dielave në klasën e xhamisë. Mësimi fetar për fëmijët mbahet në klasën e xhamisë ( Mekteb ) ditëve të mërkura pas dite dhe të shtunave e të dielave para dite.
Momentalisht këtë mësim janë duke e ndjekur afro 80 nxënës, djem dhe vajza. Ata janë të ndarë në gjashtë grupe, sipas gjinisë dhe moshës së tyre. Në shkallën e parë ata mësojnë duatë (lutjet) kryesore, mënyrën praktike të faljes së namazit si dhe parimet