Mire se vini
QENDRA KULTURORE SHQIPTARE ‘‘ IKRE ‘‘ ne Vjene te Austrise

Zanafilla dhe hisoriku i themelimit te QKSH-se ne Vjene

Si një republikë federale, Austria ndahet në nëntë shtete apo provinca (gjermanisht: Bundesländer). Këto provinca janë të ndarë pastaj në rrethe-qarke (Bezirke) dhe qytete statutore të njohura si (Statutarstädte). Rrethet janë të ndara në komuna (Gemeinden). Qytetet statutore kanë kompetenca të dhëna ndryshe për të dy rrethet dhe komunat. Provincat nuk janë thjesht vetëm si ndarje administrative, por ato kanë një autoritet legjislativ të dallueshëm nga qeveria federale, p.sh. Provincat luajn rolin kryesor në çështjet e kulturës, kujdesit social, mbrojtjën e të rinjëve dhe natyrës, gjueti, ndërtimin etj. Në vitet e fundit, është diskutuar nëse sot Austira është e përshtatshme për një vend të vogël për të mbajtur dhjetë parlamente

Qyteti i Vjenes  shtrihet në skajin lindor te Alpeve, në kufi me Gjermaninë, buzë liqenit Donau, dhe përbën një aglomerat prej afro 200 000.0 banorësh. Nga aspekti administrativ Vjena posedon 23 qarke apo rrethe ku autoamtikisht cdo qark ka komunen e vet. Qyteti ka një sipërfaqe prej 11.79 km². Popullsia e kryeqytetit austriak në Vjenë është rreth 1.7 milionë në zonën e qytetit kryesor. Numërimi i përgjithshëm urban, kur shtohet me popullsinë e rrethinat, vjen në mbi 2.2 milionë banorë, e cila është me të vërtetë alarmante. Numri i përgjithshëm i njerëzve që banojnë vetëm në Vjenë, përbën një pjesë të madhe të popullsisë në Austri. Arsyeja është se shumica e emigrantëve nga pjesët lindore dhe qendrore të Evropës preferojn për të zgjidhur në këtë qytet të bukur në Austri.

Duke e marre parasysh nurmin e madh te banoreve ne kete kryeqytet te Austrise , nje prej metropoleve europiane ne pergjithesi dhe nurmin e madht e shqiptareve musliman ne vecanti e objektet fetare islame shqiptare  qe gjenden ne te jane te pakta ose te vogla , u duk nevoja per themelimin e nje qendre gjithperfshirese dhe kulturore qe te jete ne sherbim te panderprere atraktiv dhe reciprok qe jetojne ketu ne Vjene.

Nuk mohojm meritat dhe punen e palodhshme te xhamive tjera , nepunesve te tyre, porperseri jane te manget ne plotesimin e nevojave te popullates shqiptare ketu ne Vjene, nevojat e rinise se popullit tone dhe mu per kete nje grup aktivistesh , dashamir te shoqeris tone shqiptare muslimane moren inciativen per blerjen e nje objekti qe do te sherbeje si shtepi , cerdhe dhe strofkull per sejcilin qe do te trokas ne dyert e saj.

Edhe pse ne fillim ardhja e te pareve tane ne keto vende , nuk kishin nje object te vecante per takim ose per kryerjen e riteve fetare arsimore por me shtimin e numrit te tyre me vitin 1994 u more je objekt ne  qarkun e 2 te Vjenese ( Bezirk 2 ) e me pas u shperngulen ne Qarkun e 16  ( 16 Bezirk ) e keshtu me rradhe.

Ne nuk jemi duke bere asgje tjeter pos vazhdimit te ruges te te pareve tane duke I realizuar enddrrat dhe deshirat e tyre per ardhmerin e shoqerise sone.

POpulli jone , pa hiperobilizim apo zmadhim te gjerave, eshte nje popull human , penetre, liridashes me ndergjegje te plote e te paster , e duan te verteten e mohojn te paverteten dhe kudo qe kane shkuar kane treguar rezultatet e tyre organizative, shoqerore dhe humane , qofte ne Ballkan, Amerik , Australi dhe Europ.

Ne korik te vitit 2006 u mor objekti ne qarkun e dhjete ( 10 Bezrik ) me qellim qe te hecim me hapa dhe synime me te medha.

QENDRA KULTURORE SHQIPTARE ‘’ IKRE ‘’ – Vjene (ne fillim xhamia IKRE LIES “) bën pjesë ne xhamitë  shqiptare që janë hapur në Austri. Zyrtarisht është hapur më 1 janar 2006, fillimisht në një hapësirë prej afro 82 m² në një ndertese ten je qiradhenesi ne Muhrengasse 22 ,1100 Vjene .

Pas disa viteve nga nevoja  e madhe e shiptareve ketu ne Austri per te pasur nje Qender te tyre ku do ti plotesoje te gjihta nevojat qe I kane munguar popullates shqiptare gjate gjithe perudhes kohore , dmth duke u nisur nga kjo mungese dhe nevoje, hapesira e xhamis se 10 Bezirk me konkretisht ne Muhrengasse 22 , 1100 Vjene  fillon të mos i plotësojë nevojat e xhemati dhe te jete e vogel per te I kryer aktivitetet apo ritet fetare .

Në dhejtor të vitit 2013 inicuesi kryesore per blerjen e objektit t e ri ishte Sadik Sadiku , njeherit edhe kryetar i xhamise, tanime kryetar I Qendres Kulturorer Shqiptare , ku pastaj iu bashkangjiten dhe dashamiret , atdhedashesit si dhe nje grup aktivistesh ku edhe bene blerjen e  një objekt i ri për xhami në Schönbrunnerstrasse 175 po në Wien. Pas dy viteve  nga nënshkrimi i kontratës,  dhe pas shume peripecive te veshtira me qiradhenesit , pikërisht më 12  tetor 2015 filluan punimet për renovimin dhe përshtatjen e brendshme të objektit për nevojat e kësaj qendre dhe  po me  kete date  xhemati i kësaj xhamie e përjetoi një ditë feste e gëzimi, kalimin nga objekti i vjetër i xhamisë që gjendej në Schönbrunnerstrasse 175  në këtë objekt të ri, i cili përpos faltores për burra prej afro 180 m², ka edhe pjesën e ndarë enkas për femrat me një madhësi prej afro 30 m². Pastaj ka kafenenë, zyrën e kryesisë e të imamit si dhe klasën për mësimin fetar që gjithsejt kap një hapësirë prej mbi 800 m². Objekti në fjalë ka edhe një hapësirë të gjerë për restorane per te 2 gjinite si dhe zyra  permbi faltoren. Shkurt, për momentin ky objekt në mënyrë optimale i plotëson nevojat popullates  islame shqiptare këtu në Vjene dhe xhemati është i kënaqur me punën që ka bërë dhe me vetë objektin e përshtatur sipas shijes së më të bukurës.

Sot ky institucion fetar quhet Qendra KULTURORE Shqiptare “IKRE ” dhe ka Statutin e saj, kryesinë e xhematit prej gjashtë anëtarësh, imamin e rregullt, si dhe një numër prej 152  anëtarësh të rregullt. Struktura aktuale e kryesisë së kësaj xhamie është si vijon,: .

Juridikisht, por jo edhe financiarisht, kjo QENDER , ka marredhenie mjaft te mira me  Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë dhe gjithashtu edhe me ate te Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo, në të njëjtën kohë është edhe anëtare e Unionit Musliman Shqiptar ne Austri.

Aktivitetet:

Përpos 5 namazeve ditore, xhumasë e bajrameve, në këtë xhami mbahen edhe një sërë ligjëratash e takimesh me xhemate të moshave të ndryshme. Pos ligjëratës së zakontë që mbahet para namazit të xhumasë; të shtunave mbas namazit të jacisë mbahen takime me të rinjtë ku diskutohen tema fetare të cilat zgjidhen sipas kërkesës së vetë të rinjve; të dielave pas namazit të drekës sërish vijojnë ligjëratat fetare për të rritur. Për חdo ditë brenda javës, zakonisht pas namazit të jacisë, zhvillohet mësim fetar për të rritur, ku mësohet leximi i Kur’anit. Një herë në muaj, të dielave pas namazit të drekës, mbahet nga një ligjëratë enkas per grate.. gjithashtu  zhvillohet edhe  mësimi I  Kur’anit për gratë   të martave e të dielave në klasën e xhamisë. Mësimi fetar për fëmijët mbahet në klasën e xhamisë ( Mekteb ) ditëve të mërkura pas dite dhe të shtunave e të dielave para dite. Momentalisht këtë mësim janë duke e ndjekur afro 80 nxënës, djem dhe vajza. Ata janë të ndarë në gjashtë grupe, sipas gjinisë dhe moshës së tyre. Në shkallën e parë ata mësojnë duatë (lutjet) kryesore, mënyrën praktike të faljes së namazit si dhe parimet bazë të fesë islame. Në shkallën e dytë mësojnë shkronjat arabe dhe në të tretën këndimin e Kur’anit në gjuhen arabe. Kohë pas kohe nxënësve u jepet nga një leksion mbi kulturën fetare të shkruar në gjuhën shqipe, me një fjalorth shqip-gjermanisht si dhe me pyetjet si detyrë shtëpie, me çka mëtohet që fëmijëve t’u mësohet feja përmes një shqipeje të pastër. Nxënësit e kësaj xhamie marrin pjesë rregullisht edhe nëpër manifestime e programe të veçanta për ta që organizohen nga xhamitë e rajonit, si pjesëmarrja në turnirin e futbollit për djemtë, pjesëmarrja në kuizin e diturisë etj. QKSH-ja” mundohet që vazhdimisht t’i shënojë më denjësisht e solemnisht edhe festat fetare, netët e ditët e mëdha që kanë peshë e rëndësi të veçantë në bagazhin e madh fetar e kulturor islam.

Kalo te paneli