Mire se vini

Mos e kujto te shkuaren mos e semurer veten me te.Por kenaqu me ato qe te ka dhene Zoti

0

Ajo që kaloi, mbaroi

Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezentosh në të, e të dëshpërohesh nga të këqijat e saj ështe Çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme. Tek të mençurit fletet e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u hedhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bej kete, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse. Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpiejne drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëj padrejtesi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepert nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën. . .!

Mos! Mos jeto në ëndrrën e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga gjumi që të lodh.

A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumin në rrjedhën që doli e rodhi?! Po diellin mbasi lindi?! Po a mund ta rrikthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?! Po qumështin, a mund ta futni e ta ktheni aty në gjoks ku ishte?! Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi… nuk kthehet më… Për këtë mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.

Ta bësh këtë do të thotë ta humbasesh të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit. Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se “nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: Përse nuk ripërtypesh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën.”

Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura. . . Oh jo, mos e prish atë që ndreqe me plot vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë. A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?!

Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas! Gjithashtu, edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor – qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri, apo makinë – të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj . . .!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

Kalo te paneli