Mire se vini

Dashuria ndaj Pejgamberit s.a.v.s

0

Falënderimi dhe lavdia më e sinqert i takon All-llahut xh.sh, vetëm Atë e
adhurojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë, përshëndetjet më të
përzemërta i'a dërgojm njeriut më me ndikim në historin e njerzimit, ai i cili nxori
njerzimin nga erësirat në drit, Muhammedin s.a.v.s i dërguar mëshir për mbarë
botrat, mbi familjen, shokët dhe mbi gjith ata që ndoqën, ndjekin dhe do ta ndjekin
rrugën e tij deri në ditën e kijametit.
Ajo që ç'do njeri e ka obligim është që pejgamberi ynë fisnik (paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të) të jetë më i dashur te ai se të gjitha krijesat.
Kjo dashuri ka fryte madhështore në dunja dhe në ahiret. Mirëpo shumë nga ata që
pretendojnë se e duan këtë pejgamber e teprrojnë në atë dashuri ashtu siç janë disa
të cilët e kufizojnë kuptimin e dashurisë ndaj tij në korniza më të ngushta.
Duke pasur dëshirë në këshillimin e vetes dhe vëllezërve që t'i hapin sytë më
tepër ndaj rëndësisë që ka dashuria ndaj pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem
paraqesim para jush këtë punim modestë.
Të duash pejgamberin s.a.v.s do të thotë të ndjesh mungesën e tij, të
përmallohesh për të, të kujtosh jetën e tij dhe të ndjesh dhimbje pse nuk e pate
mundësi të jetosh me të, poashtu të ndjesh dhimbje për atë që ai përjetoi, të
edukosh vetën tënde me edukat e tij të mundohesh ta njohësh atë ç'do ditë më shum
të mesosh nga jeta e tij, dhe në këtë mënyrë në zemrat tona do të gjallet dhe dot
fërcohet dashuria ndaj Pejgamberit s.a.v.s.

1.Çfarë dispozite ka dashuria ndaj Pejgamberit s.a.v.s
Shum argument flasin për dashurin ndaj pejgamberit s.a.v.s nga të cilat
kuptojm edhe dispoziten e saj, që padyshim është nga gjërat e obliguara nga ana e
All-llahut .xh.sh ose thën dryshe "Vaxhib"
All-llahu xh.sh në kur'anin famëlart thotë:
قُلْ إِنْ كَانَ آَبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ
تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا
حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ (التوبة:24) .
"Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj,
bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të
dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të
dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij,

atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur" (ET-
TEUBEH:24) .
Pra, nga vet ajeti i lartë cituar del në pah obligueshmëria e dashuria së
pejgamberit s.a.v.s dhe vendi që duhet të zë në zemrat e muslimanve, dhe plotësimi
i besimit behet vetëm at'her kur ai dot jet më i dashur për ne se gjithçka, më i
dashur sesa prindërit dhe fëmijët, Pejgamberi a.s ka thënë :

فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ
"Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, askush nuk ka besuar derisa unë
të jem më i dashur te ai sesa prindi i tij dhe fëmijët e tij"
Gjithashtu dashuria ndaj Pejgamberit s.a.v.s duhet të jet më e madhe në
krahasim me pasurin, familjen dhe gjithçka tjatër ashtu siç thotë edhe vet
Pejgamberi a.s :

لَا يُؤْمِنُ عَبْدٌ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ أَهْلِهِ وَمَالِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
"Nuk ka besuar robi (i Allahut) derisa unë të jem te ai më i dashur se familja e
tij, se pasuria e tij dhe më tepër se të gjithë njerëzit"
Më madhështorja prej tyre ështe që Pejgamberin s.a.v.s ta duam edhe më tepër
se vetja jonë,transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. i cili tregon që një dit pejgamberi
a.s ishte duke u mbajtur për Omerin r.a dhe ai i tha: "O i Dërguari I All-llahut, me
të vërtet ti je më I dashur për mua se çdo gjë, përveç vetes sime" Pejgamberi a.s i
tha:
وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْكَ مِنْ نَفْسِكَ فَقَالَ لَهُ عُمَرُ فَإِنَّهُ الْآنَ وَاللَّهِ لَأَنْتَ أَحَبُّ
إِلَيَّ مِنْ نَفْسِي فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْآنَ يَا عُمَرُ.
"Jo, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, derisa të jem unë më i dashur
për ty sesa dhe vetja jote".
"Omeri r.a i tha: "Pasha All-llahun, tani je me të vërtetë më i dashur për mua se
ede vetja ime".
At'her Pejgamberi a.s tha:" Tani o Omer" që do të thotë:"tani t'u plotësua
imani", pra ky hadith tregon qartë se dashuria ndaj pejgamberit a.s është pjes e
Imanit.
Shenjat e dashurisë ndaj Pejgamberit s.a.v.s.
Pa dyshim si ç'do dashuri edhe dashuri ndaj Pejgamberi a.s ka shenjat e saj,
nuk mund të pohoj dikush se e don Pejgamberin a.s dhe aspak nuk e përmendën

atë, nuk mëson jetën e tij, nuk mallëngjehet për të, nuk e mbron atë, dijetarët kan
përmenduar disa nga shenjat e kësaj dashurije prej tyre janë:

 Përmendja e tij (Allaumme sal-li ve sel-lim ala nebijjina
Muhammed), posaçërisht në ditën e xhuma. Transmetohet nga
Abdurrahman Bin Auvfi se ka thënë: “Shkova njëherë tek Pejgamberi,
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe e gjeta në sexhde ku qëndroi shumë
gjatë. Pastaj tha: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Kush përcjellë
salavate mbi ty, unë do t’i përcjelli salavate atij. Kush përcjellë selame
mbi ty, unë do t’i përcjellë selame atij. Për këtë arsye qëndrova në
sexhde për ta falënderuar Allahun. (Transmeton Hakimi dhe Ahmedi ).
 Lakmia për ta parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s dhe lakmia
për ta shoqëruar atë si dhe humbja e këtyre të jetë më e madhe te
besimtari sesa humbja e ndonjë gjëje në dunja.
 Përgatitja e plotë në flijimin e vetes dhe të pasurisë për
pejgamberi a.s
 Zbatimi i urdhërave të tij dhe largimi nga ndalesat e tij.
 Ndihma e sunetit të tij dhe mbrojtja e sheriatit me të cilin ka
ardhur ai (sa-lallahu alejhi ve sel-lem)

Lakmia për shikimin dhe shoqërimin me Pejgamberin s.a.v.s
Siç dimë, qëllimi më i madh i njeriut është që ta përjetojë takimin dhe
shoqërimin me miqtë dhe me dashamirët e tij. Ai që e don pejgamberin sal-lallahu
alejhi ve sel-lem, ai ka mall që ta shikojë atë, e ka lakmi shoqërinë me të, e ka
lakmi që të miqësohet me të në dunja dhe në ahiret. Do të gëzohej kur do ta
shikonte fytyrën e tij sal-lallahu alejhi ve sel-lem,do të ishte i kënaqur sikur të ishte
shoqëruar me të, dhe do të mërzitej po të privohej nga shikimi i të dërguarit sal-
lallahu alejhi ve sel-lem, dhe do të qante sikur të ndahej prej tij.

 Rrasti i Ebu Bekrit gjat hixhretit.
 Ensarët zgjedhin Pejgamberin a.s në të mira të dunjasë.
 Dëshira e Omerit r.a që të varroset pranë të Dërguarit a.s .
 Interesimi i S'ad ibën Rebias r.a për shëndetin e të dërguarit a.s
duke qenë ai në çastet e fundit të jetës.

Frytet e kësaj dashurije
Pejgamberi s.a.v.s nuk është i varur nga dashuria jonë ndaj tij, a e duam ne apo
jo, kjo nuk e ndryshon pozitën e tij, as nuk ia shton e as nuk ia pakëson atë ai është
i dashuri i Zotit të botëve, por nga gjith kjo dashuri fitimtarë jemi vetëm ne, dhe
tek ne reflektohen frytet e kësaj dashurije.
Ndjejmë ëmbëlsinë e Imanit
Fryti i parë dhe mjaftë madhështorë është ndjenja e thellë e cila paraqitet tek
besimtari musliman duke e shijuar dhe jetuar në një harmoni shpirtërore, nga e cila
ndjenjë çdo gjë që vjen nga All-llahu dhe Pejgamberi a.s shumë lehtë dhe me plot
dëshirë praktikohet.
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلَاوَةَ الْإِيمَانِ مَنْ كَانَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا وَمَنْ
أَحَبَّ عَبْدًا لَا يُحِبُّهُ إِلَّا لِلَّهِ عَزَّ وَجَلَّ وَمَنْ يَكْرَهُ أَنْ يَعُودَ فِي الْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنْقَذَهُ اللَّهُ مِنْهُ كَمَا يَكْرَهُ
أَنْ يُلْقَى فِي النَّارِ. (رواه البخاري و المسلم باب حلاوة الايمان)
"Te kush gjenden këto tri gjëra, do ta shijojë ëmbëlsinë e Imanit:All-llahu dhe i
dërguari i Tij të jenë më të dashur për të se gjithçka tjetër, ta dojë njeriun për hyrë
të All-llahut azze ve xhel-le, dh eta urrejë që të kthehet në kufër pasi që e ka
shpëtuar All-llahu prej tij, ashtu siç e urren hedhjen në zjarr. (TRANSMETON BUHARIU DHE
MUSLIMI NË KAPITULLIN "ËMBËLSIA E IMANIT")

Ai që e don Pejgamberin s.a.v.s do të jet me të në Ahiret.
A ka fitim më të madh se ky?! Jo kursesi të jesh me Muhamedin s.a.v.s në
ahiret është fitim mi i madh që mud ta arije muslimani në kët jet dhe atë me një
mënyrë shum të leht, ja çka na tregon Enes Ibën Mliku r.a:
أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ السَّاعَةِ فَقَالَ مَتَى السَّاعَةُ قَالَ وَمَاذَا أَعْدَدْتَ
لَهَا قَالَ لَا شَيْءَ إِلَّا أَنِّي أُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ قَالَ
أَنَسٌ فَمَا فَرِحْنَا بِشَيْءٍ فَرَحَنَا بِقَوْلِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ
قَالَ أَنَسٌ فَأَنَا أُحِبُّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَأَبَا بَكْرٍ وَعُمَرَ وَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ مَعَهُمْ
بِحُبِّي إِيَّاهُمْ وَإِنْ لَمْ أَعْمَلْ بِمِثْلِ أَعْمَالِهِمْ

"Një ditë erdhi një njeri te Pejgamberi a.s dhe i tha "o i Dërguari i All-llahut,
kur do të bëhet kijameti?",Ai i tha çka ke përgatitur për të?",At'her njeriu
tha"Dashurinë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të tij." Pejgamberi a.s i tha "Ti do të
jesh me atë që e do"
Enesi r.n ka thënë :"Unë e dua All-llahun dhe të Dërguarin e tij, Ebu Bekrin
dhe Omerin r.a dhe shpresoj të jem me ata, edhe pse veprat emia nuk i bëj si veprat
e tyre".
Kurtubiu thotë: “çdonjëri i cili beson me besim të vërtetë në Pejgamberi [salall-
llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj
dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm që ata dallojnë mes tyre. Ndonjëri e
gjenë këtë dashuri të përmbushur, e tjetri tepër të mangët sikur ai i cili është
fundosur në lezatime, i mpirë nga jovigjilenca në kohën më të madhe, mirëpo
shumë prej tyre kur përmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]
përmallohen dhe dëshiron ta sheh atë, e mbivlerëson ndaj familjes, fëmijës,
pasurisë dhe prindit të tij, e vëndon veten në rrezik. Në veten e tij gjen një nxitës që
nuk ka mëdyshje në të.” (Fethul Bari/1-59)
O Allah i ynë! Na e shto besimin,dhe na i mbush zemrat tona me dashuri ndaj
Teje dhe ndaj Pejgamberit s.a.v.s!….

Përpunoi:
Usam Alimi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

Kalo te paneli