Mire se vini

Ç’farë kemi bërë për Allahun e Madhëruar

0

Falemenderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, vetëm Atë e
adhurojmë dhe vetem prej Tij ndihmë e falje kërkojmë, paqa mëshira dhe përshëndetjet tona
të përzemërta janë për më të dalluarin e njerzimit, ai i cili e nxori njerzimin nga erësiat në
dritë, Muhamedi s.a.v.s., mbi familjen e tij të pastër shokët e tij besnik e gjithë ata që ndoqën,
ndjekin e do ta ndjekin rrugën e tij deri ditën e Kijametit.

ِمين★
َعالَ
ْ
ِ َر ِّب ال
ُسِكي َوَمْحَيا َي َوَمَماِتي ِاللهَّ

َّن َصَلاِتي َونُ
ِ
إ
★قُلْ
Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për
All­llahun, Zotin e botëve” ( Suretul Enam 162 ).
Vëlla i nderuar, dëshirojë të kujtoj veten pikë së pari , e më pas edhe juve, me një pyetje
qe do të ballafaqohemi te gjith ne, pa dallim moshe, gjinie dhe race, ashtu siç pyetemi me
njeri tjetrin çfar ke bërë, ç’farë ke punuar, e çfar ke venduar, duke mos hezituar i numerojme
te gjitha duke filluar nga jeta e jone fëmijërore, të gjitha sukseset i numërojmë, të këqijat
mundohemi ti mbulojmë…..
Kur të pysësh një te ri se si e kalon rinin, fillon t’i numëroj aventurat e tij, duke haruar që
një ditë për të gjithat do të përgjigjet.
Kur të bisedosh me një të moshes së mesme, ndëgjon nga ai të ariturat ekonomike, që japin
një pasqyrë të qartë për materializmin e kultivuar në personalitetin e tij.
Kur t’i afrohesh një të moshuari që mosha e tij e ka lodhur, fillon të të rëfej rëfimin e jetës,
duke mos nguruar aspak në mesin e plagëve shfaqen mburjet për gjunahet e bëra,
fatkeqësisht, në mesin e të gjitha këtyre pyetjeve e diskutimeve, mungon një pytje e cila do të
jetë e para në ditën kur të dalim para Allahut të Madhëruar, e cila po ashtu edhe në këtë botë
duhet të ketë pozicionin primarë e kryesorë në jetën e muslimanit….. Ç’farë ke bërë për
Allahun e Madhëruar ???!
Po vëlla i nderuar, një e pyetje e cila do i këthej të gjitha bisedat tona në normalitet, dot
na bëj garues në mirësi, e ndihmues të saj. Ç’farë kemi bërë për Allahun e
Madhëruar sot, dje, në të kaluarën e afërt dhe atë të largët, unë si hoxhë, ti mësues, ai tjetri
nxënës ç’farë ka bërë për Allahun e Madhëruar.
Ti që ke 20 pranvera ç’farë ke bërë për Allahun e Madhëruar i cili të dalloi nga mocanikët
e tu në shumë nga vendet e tokës, a ke ndarë një orë për Zotin tënd sot ?!

Ti që ke aritur moshëm e mesme, të kujtohet një moment që meriton të përmendet në
jetën tënde që e ke bërë vetëm për Allahun e Madhëruar, të cilin do e keshë argument para
Allahut.
Shum shpesh ndegjojmë të ankohemi për gjendjen e Ummetit, mirpo kemi haruar që
pikërisht ne të gjithë jemi fajtorë të kësaj gjendje, sa bukur do të ishte që ç’do antarë i
Ummetit të bëjë një orë, ( por edhe dhjet minuta do të mjaftonin) për Allahun e Madhëruar,
hoxha, mësuesi, nxënësi, mjeku, bujku, të gjithë antarët pa përjashtim të gjithë të jen në
gadishmëri për të ofruar shërbim Ummetit gjendja do të ndryshoj.
Të kujtojm shëmbëlltyrën tonë, të Dërguarin e Allahut ( paqa dhe bekimet e Zotit qofshin
mbi të) i cili sakrifikoi të gjithë kapacitetin e tij njerëzor, me atë material e shpirtërorë, vetëm e
vetëm kjo fe të triunfoj, e dëbuan nga qyteti më i dashur i tij, i la pas të gjitha privilegjet që i’a
afronin mushrikët e Mekkes, duke thënë sikur diellin të më vendonit në krahun e djadhtë e
hënën në të majtin nuk e lë këtë mision.
Ebu Bekri r.a., la familjen e tij në Mekke të rrezikuar, për të shoqëruar të Dërguarin e
Allahut në këtë udhëtim madhështor, po ashtu kur i ofroi të gjithë pasurin e tij në shërbim të
muslimanëve, e i Dërguari i Allahut e pyet ç’ka i la familjes sate, ai i përgjigjet u’a kam lënë
Allahun dhe të Dërguarin e tij.
Omerir r.a., mërzitej për një pelë e cila kishte lenduar këmbën e saj, “a thua vallë çfarë
do t’i them Allahut ditën e Kijametit, pse kjo pelë e lëndoi këmbën e saj?!”
Kështu ishin ata,e shumë raste që flasin për gjeneratat e arta të Islamit të cilat thjeshtë e
drejtë e kuptuan rëndësinë dhe peshën e kësaj pyetje…
E krejtësisht në fund po e kujtoj veten edhe juve me fjalët e arta të të Dërguarit të Allahut
( Paqa dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ) i cili në mënyrë të përkryer na e le një porosi e cila
na tregon se si duhet të jetë e organizuar jeta e muslimanit në të gjitha kohërat.
قال رسول االله صلى االله عليه وسلم لرجل وهو يعظه : ” اغتنم خمسا قبل خمس● شبابك قبل هرمك●
وصحتك قبل سقمك● وغناءك قبل فقرك وفراغك
● قبل شغلك وحياتك قبل موتك

“I Dërguari i Allahut ( Paqa dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ) duke këshilluar një njeri tha
: Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë ( të tjera ) : Rininë para pleqërisë sate, shëndetin tënd para
sëmundjes, pasurinë tënde para varfërisë, kohën e lirë para angazhimit tënd, dhe jetën para
vdekjes”
Të ndalemi një minutë e të pyesim vetëveten ç’farë do t’i themi Allahut kur Ai të na pyet çfarë
keni bërë për Mua???
Usam Alimi
21.03.2015

Leave A Reply

Your email address will not be published.

Kalo te paneli