Mirë se vini

Qendra Kulturore Shqiptare IKRE – Vjenë

LIBRARIA ONLINE
MEDIA SOCIALE
IMPRESUM


21.04.2023, e Premte, Fitër Bajrami

Lajmërim!

Në Xhaminë IKRE pranë QKSH-së do të organizohet falja e Namazit të Bajramit, edhe atë dy herë. Grupi i parë do të falin Bajramin prej orës 6:33 AM, ndërsa grupi i dytë prej orës 7:10 AM.

Urime Festa e Fitër Bajramit, Allahu na e past pranu Agjërimin e këtij Muaji të Bekuar Ramazan. Amin!


17.04.2023, e Hënë, Ramazan

Nata e madhe e Lejletul Kadrit!

Në Xhaminë tonë sonte do të organizohen aktivitete të shumta Fetare, dhe pritet një numër i madh i antarëve të Xhamisë të jenë prezent, si në Iftar ashtu edhe në Teravi dhe namaz nate.

Me disa pamje nga momente të ndryshme me miq dhe mysafir në qendrën tonë, e lusim Allahun e madhërishëm me lutjen e Pejgamberit a.s. :

„O Allahu im Ti je falës, e do faljen, falëm mua“

Allahu na e pranoftë agjërimin, lutjet tona dhe ibadetet e kësaj nate. Amin!


16.04.2023, E Diel, Ramazan

Ligjëratë Teravie nga Prof. Dr. Zekerija Sejdini

Sot, për Ligjëratë Teravie, në xhaminë tonë do të kemi nderin të dëgjojmë Profesorin Universitar 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐙𝐞𝐤𝐞𝐫𝐢𝐣𝐚 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐧𝐢 – Profesor për Islamin në shoqërinë bashkëkohore në Fakultetin e Filologjisë dhe Studimeve Kulturore pranë Universitetit të Vjenës.

Jeni të mirëseardhur!


14.04.2023, E Premte, Ramazan

Ligjëratë Xhumaje dhe Teravie nga Dr. Riad Imeri

Sot për Ligjëratë Xhumaje dhe Teravie kishim nderin ta kemi në mesin tonë Prof. Dr Riad Imeri. Allahu e shpërbleftë për mundin dhe këshillat e qëlluara drejtuar xhematit tonë.

Xhuma dhe Teravi të pranuar vëllezër.

Allahu na e shpërbleftë me Xhehennet‘ul Firdeus inshaallah.

Es-selamun alejkum!



13.04.2023, E Enjte , Namazi i Teravisë, 19:40

Vizitë e veçantë e organizuar nga ALKIG-u, me çrast ishim të nderuar të dëgjojmë Ligjëratë nga Prof. Dr. Shenazi Memeti, Ligjërues në Shkup dhe antar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë.




Programi i Hoxhës së përkohshëm, Hfz. Orhan Zendeli

Qendra Kulturore Shqiptare IKRE – Vjenë njofton xhematin e vet se këtë Ramazan, Imam dhe Mualim në Xhaminë IKRE do të jetë hoxhë Hfz. Orhan Zendeli nga Maqedonia Veriore.

Planprogrami dhe aktivitetet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit:
-22.03.2023 Nata e Ramazanit, falja e parë e namazit të teravisë.
-Namazi i teravisë është për dy gjinitë.
-Teravitë falen me kohë sipas takvimit.
-Namazi i sabahut falet 20 minuta pas kohës së imsakut.
-Namazi i akshamit do të falet në xhami para ngrënies së iftarit.
-Ligjerata Ramazani çdo natë 30 minuta para namazit të teravisë.
-Ligjeratë para namazit të Drekës ditën e dielë.
-Mukabele para namazit të Drekës dhe të Iqindisë 30 minuta çdo ditë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.
-Vizita nga hoxhallarë të ndryshëm gjatë ditëve të xhumaja, informacionin për hoxhallarët e gjeni në fotografi.

Shpresojmë që me ardhjen e këtij muaji gëzimi dhe kënaqësia shpirtërore do të jetë pjesë e pandashme në përditshmërine e besimtarëve.
Duke ju uruar muajin e bekuar të Ramazanit, ju përshëndesim me SELAME.
Kryesia e Xhamisë.


18.02.2023, e Shtunë prej orës 20:00 PM

Program me rastin e pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurt-it


19.02.2023, E Diel, Ora 11:00 AM

Program me rastin e Israsë dhe Miraxhit

Program ne QKSH Israja dhe Miraxhi

Ligjëratë dhe Hytbe Xhumaje nga Mag. Hafiz. Evzal Sinani

Sot, në Qendrën tonë patëm kënaqësinë të kemi ligjërues mysafir për namaz të xhumasë Hafiz Evzal ef. Sinanin i cili na priu edhe për namaz të xhumasë.

All-llahu e shpërbleftë për respektin dhe i dhëntë shëndet e mirësi!

evzal ef sinani
Vjenë, e Premte, 17.02.2023

Ligjërues: Mag. Hafiz. Evzal Sinani, Doktorant në Universitetin e Marmarasë -Turqi


Programi Fetar me Hoxhë Semir Fazlija tek QKSH

Si Hoxhë i përkohshëm dhe Imam në QKSH, që nga 1 Janari po shërben Hoxhë Semir Fazlija nga Tetova.

Aktivitetet e Hoxhës te Xhamia

  1. Falja e Namazeve të rregullta nga dita e Martë deri të Dielën çdo ditë sipas kalendarit të ALKIG-ut.
  2. Ligjërata e ditës së Xhuma dhe falja e Namazit të Xhumasë.
  3. Mësimbesimi Fetar me fëmijët, në dy grupe.
  4. Aktivitete me të rinjtë ditën e Shtunë pas Akshamit.
  5. Ligjëratë Fetare ditën e Diel para namazit të drekës
  6. Mësim Kurani ditën e Diel, nga ora 11:00-12:00
Hoxhë Semir Fazlija
Hoxhës së nderuar Semir Fazlija, i dëshirojmë suksese në punë dhe mirëseardhje në mesin tonë.

Me rastin e ditës së flamurit, QKSH organizon natën e filmit dokumentar shqiptar me mysafirin special Dr. Nusret Pllana, nga Republika e Kosovës

Rezultati përfundimtar i Konkursit për zgjedhjen e Imamit të Xhamisë IKRE pranë QKSH-së

بسم الله الرحمن الرحيم

Në Fazën finale të përzgjedhjes së Imamit të ri të Xhamisë IKRE- pranë QKSH-së, u votua nga antarësia aktive e Xhamisë për njërin nga dy kandidatët fitues të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës.

Pas numërimit të të gjithë votave (me fletëvotime si dhe ato digjitale), doli si fitues dhe i preferuari i antarësisë, kandidati Mervan Berisha nga Prizreni i Republikës së Kosovës.

Imamit të ri i urojmë shëndet dhe suksese në punën e re si Imam, Hatib dhe Mualim i QKSH-së.

Votimi per imam QKSH
Votimi per imam QKSH 15-11-2022 deri me 20.11.2022

Tribunë Islame me Reisul Ulema Hfz. Shaqir Ef. Fetai

19:15 PM, 08.10.2022

Tribunë Islame me Reisul Ulema Hfz. Shaqir Ef. Fetai si dhe delegacioni shoqërues i tij, Dr. Selver Xhemaili Mr. Ekrem Ef. Simnica, Dr. Abdulkerim Iseni dhe Prof. Sherif Deari!


Hapja e pusit me uj të pijshëm në Nigeri

Lokacioni:
Ogun, Nigeri, Afrikë

Data:
07. Korrik 2022


KONKURSI PËR IMAM NË QKSH

KONKURSI PËR IMAM : Lexoni kushtet e aplikimit dhe aplikoni këtu

Të nderuar Anëtarë të Qendrës, 

Kemi kënqësinë t’ju njoftojmë lidhur me disa nga aktivitetet që kanë filluar tek Qendra jonë, edhe atë:

– Mësim-leximi i Kuran-it ( për të riturit, ditën e shtunë pas namazit të akshamit, kurse për fëmijët ditën e diel me fillim në orën 10:00) 

– Ligjerata e ditës së diel, nga ora 12:30 për të dyja gjinitë ( pjesa e grave bëhet gati gjatë çdo cikli Ligjeratash)

– Pyetje dhe Përgjigje me Imamin e Xhamisë, çdo të Shtune pas Namazit të Jacisë në ambient relaksues tek Kafeneja e Qendrës

Jeni të mirëseardhur, dhe njëherësh ju lusim që të njoftoni të afërmit dhe shoqërinë tuaj lidhur me Aktivitetet e lartëpërmendura në Qendrën tonë. 

Respekt dhe selame nga Kryesia dhe Imami i QKSH-së.


Kurban Bajrami ne QKSH 09.07.2022